Kushtet e Shërbimit
1. Hyrje
BlejBiletë ("platforma", "ne", "ekipi ynë") është një platformë dixhitale për shitjen dhe blerjen e biletave për evente, koncerte, spektakle sportive dhe kulturore. Këto kushte rregullojnë marrëdhënien midis platformës dhe çdo përdoruesi ose organizatori që akseson shërbimet tona.
Duke krijuar një llogari ose duke blerë një biletë, ju konfirmoni që jeni mbi 16 vjeç dhe keni kapacitetin ligjor për të lidhur kontrata.
2. Llogaritë dhe regjistrimi
Për të blerë bileta ose për të menaxhuar evente, duhet të krijoni një llogari me informacion të saktë dhe të përditësuar. Jeni përgjegjës për ruajtjen e fjalëkalimit tuaj dhe për çdo aktivitet të kryer nga llogaria juaj.
- Çdo person mund të ketë vetëm një llogari aktive.
- Ndalojmë rreptësisht krijimin e llogarive të rreme ose mashtrimin e identitetit.
- Rezervojmë të drejtën të pezullojmë llogarinë në rast shkelje të kushteve.
3. Blerja e biletave
Të gjitha blerjet e kryera në platformë janë përfundimtare pas konfirmimit të pagesës. Bileta dërgohet menjëherë pas pagesës si kod QR në emailin e regjistruar dhe në llogarinë tuaj.
- Çmimet e biletave mund të ndryshojnë sipas disponueshmërisë.
- BlejBiletë mund të aplikojë tarifë shërbimi mbi çmimin bazë të biletës.
- Biletat nuk mund të transferohen pa autorizim të shprehur nga platforma.
- Është e ndaluar rishitja e biletave me çmim mbi atë të blerjes.
4. Politika e rimbursimit
Rimbursimet aprovohen vetëm në rastet e mëposhtme:
- Eventi është anuluar nga organizatori.
- Eventi është shtyrë dhe blerësi nuk mund të marrë pjesë në datën e re.
- Gabim teknik gjatë procesit të blerjes që rezultoi në pagesa të dyfishta.
Kërkesat për rimbursim duhet të dërgohen brenda 48 orëve nga anulimi i eventit në info@blejbilete.com.
5. Detyrimet e organizatorëve
Organizatorët që përdorin platformën tonë pranojnë të:
- Ofrojnë informacion të saktë dhe të plotë për eventin.
- Njoftojnë BlejBiletë menjëherë në rast anulimi ose ndryshimi të eventit.
- Respektojnë legjislacionin në fuqi për organizimin e eventeve publike.
- Mos shesin bileta jashtë platformës gjatë periudhës së kontratës aktive.
6. Kufizimi i përgjegjësisë
BlejBiletë vepron si ndërmjetës midis blerësve dhe organizatorëve. Nuk jemi përgjegjës për cilësinë, sigurinë ose zhvillimin e eventit. Organizatori mban përgjegjësi të plotë ndaj blerësve për çdo çështje që lidhet me eventin.
7. Ndryshimet e kushteve
Rezervojmë të drejtën të ndryshojmë këto kushte në çdo kohë. Ndryshimet hyjnë në fuqi 7 ditë pas publikimit. Vazhdimi i përdorimit të platformës pas kësaj periudhe konsiderohet pranim i kushteve të reja.
8. Kontakti
Për çdo pyetje rreth këtyre kushteve, na kontaktoni në info@blejbilete.com.